Ekspozitë për Nënë Terezën me rastin 100 vjetorit të lindjes

  • Pëllumb Sulo

Ekspozitë për Nënë Terezën me rastin 100 vjetorit të lindjes

Në Shqipëri po zhvillohen një numër veprimtarish përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjes së bamirëses së njohur me origjinë shqiptare, fitueses së çmimit Nobel, Nënë Terezës. Pjesë e këtyre veprimtarive është edhe fotoekspozita "Nënë Tereza", e hapur në sallën "Kardinal Mikel Koliqi" të qytetit të Shkodres nga Arqipeshvia Shkodër-Pult dhe Misioni i Motrave të Nënë Terezës.