Lidhja e Hoxhallarëve organizon simpozium për vlerat e profetit Muhamet

Hoxhallarë nga Shqiperia dhe Maqedonia vlerësuan qytetarinë e myslimanëve shqiptarë.
Në qytetin e Pogradecit, në Juglindje të Shqipërisë, Lidhja e Hoxhallarëve shqiptarë organizoi një simpozium për vlerat e profetit Muhamet. Hoxhallarë nga disa rajone të Shqiperisë si dhe Maqedonia vlerësuan qytetarinë e myslimanëve shqiptarë në reflektimin ndaj zhvillimeve që po ndodhin në disa vende myslimane. Klerikët dënuan aktet e dhunës dhe u bënë thirje besimtareve që të qëndronin indiferentë dhe të injoronin provokime, siç ishte ai i videos për Profetin Muhamet. Korrespondenti ynë Raimond Kola ndoqi në Pogradec takimin dhe përgatiti kronikën:http://www.youtube.com/embed/vqkLq1W_H-0