NASA: Një nga satelitët e çaktivizuar pritet të përplaset në Tokë

  • Zëri Amerikës

NASA: Një nga satelitët e çaktivizuar pritet të përplaset në Tokë

Agjencia amerikane e hapësirës Nasa thotë se një nga satelitët e saj të çaktivizuar pritet të përplaset në Tokë nga fundi i javës. Rikthimi i satelitit prej 5 presje 4 metrash pritet të ndodhë nga e enjtja deri të shtunën.

Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënien në kontakt me atmosferën e tokës. Zyrtarët e Nasës presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës. Zona e përplasjes parashikohet të jetë në pjesë të pabanuara të planetit.