Ndërkombëtarët mbi krijimin e institucioneve në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë thanë sot se nuk do të ndërhyjnë në gjetjen e zgjidhjes për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. Ata thanë se Kosova është duke kaluar në një proces demokratik dhe jo në një krizë institucionale. Të enjten e ardhshme më 18 shtator pritet të mbahet mbledhja e Parlamentit të Kosovës, për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për ngritjen e institucioneve në bazë të zgjedhjeve parlamentare të tetë qershorit. Por, ende është e paqartë nëse kjo mbledhje do të gjejë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të partive politike në Kosovë.

Your browser doesn’t support HTML5

Ndërkombëtarët mbi krijimin e institucioneve në Kosovë