Ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura natyrore

  • Pëllumb Sulo

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka evidentuar rreth 2500 ndërtime të jashtëligjshme brenda territorit të zonave të mbrojtura natyrore, gjë që rrezikon dëmtimin e tyre.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Shqipëria ka trefishuar sipërfaqen e zonave të mbrojtura duke e çuar në 16 përqind të sipërfaqes së territorit. Ndërkohë, proceset e integrimit të vendit në Bashkimin Europian kërkojnë që kjo sipërfaqe të zgjerohet deri në 20 përqind të territorit.

Your browser doesn’t support HTML5

Ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura në Shqipëri