Në Afrikën e Jugut arrijnë ekipet pjesmarrës në Botërorin 2010

  • Ilir Ikonomi

Në Afrikën e Jugut arrijnë ekipet pjesmarrës në Botërorin 2010

Ndërsa në Afrikën e Jugut bëhen përgatitjet e fundit për kampionatin botëror të futbollit, skuadrat nga vende të ndryshme të botës po fillojnë të mbërrijnë.

Skuadra angleze mbërriti sot në Rustenburg ku do të qëndrojë 1 javë para fillimit të kampionatit, për të patur mundësinë të ambjentohet me klimën.

Ekipi anglez, një nga më të preferuarit e kampionatit, u prit ngrohtë nga banorët jugafrikanë, me muzikë dhe kërcime tradicionale, ndërsa lojtarët zbrisnin nga autobuzi dhe merrnin valizhet. Skuadra me 23 lojtarë mbërriti sot herët në mëngjes, dhe pastaj shkoi me autobuz në bazën e Rustenburg-ut.

Mes të parëve që zbritën nga autobusi ishin trajneri Fabio Capello dhe lojtarët David Bekam, Jamie Carrager, Frank Lampard dhe Steven Gerrard. Ekipi anglez do të fillojë nga sërvitja pa humbur kohë, sepse ndeshja e tij e parë është në 12 qershor, kundër ekipit të SHBA.

Ndërkohë, Ministria jugafrikane e Sportit, njoftoi se udhëheqësi legjendar kundër apartejdit, 91-vjeçari Nelson Mandela, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Botërorit, më 11 qershor, në Johanesburg dhe më pas edhe në atë të mbylljes, më 11 korrik. Megjithëse zoti Mandela i ka pakësuar daljet në publik vitet e fundit, ai ndihmoi gjatë fushatës paraprake, që Kampionati i Futblollit të zhvillohej në vendin e tij.