Në Libi vazhdojnë luftimet, kryengritësit sigurojnë fitore të reja

  • Zëri Amerikës

Në Libi vazhdojnë luftimet, kryengritësit sigurojnë fitore të reja

Forcat kryengritëse në Libi njoftohet se kanë luftuar me forcat e Muamar Gadafit në dy qytete të vendit dhe kanë realizuar fitore.

Në Libinë perëndimore, trupat besnike të Gadafit u tërhoqën nga qyteti Zaui-jah, 50 kilometra larg Tripolit, pasi u përleshën sot me forcat rebele. Kryengritësit arritën ta mundnin ushtrinë libiane, megjithë përdorimin e artilerisë së rëndë dhe tankeve.

Rebelët po ashtu njoftohet se kanë nën kontroll pas luftimeve me forcat e Gadafit dje, portin lindor Ras Lanuf, nga ku transpotohet nafta. Nuk dihet me saktësi numri i viktimave nga luftimet.