Nesër fillon në Turqi konferenca mbi Iranin

  • Zëri Amerikës

Delegacionet nga Irani dhe fuqitë botërore janë në Turqi para bisedimeve të para mbi programin bërthamor të Iranit në mbi një vit.

Irani dhe anëtarët e grupit të njohur si grupi pesë+1 - pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë zhvilluan takime paraprake sot përbara bisedimeve të drejtpërdrejta që fillojnë nesër në Stamboll.

Teherani përballet me sanksionet e Perëndimit lidhur me akuzat se po përpiqet të zhvillojë një armë bërthamore. Irani thotë se programi është për qëllime paqësore.

Ndihmës Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Ben Rhodes i cilësoi bisedimet si një hap i parë i mbarë. Ai u tha gazetarëve sot se pesha e provës bie mbi iranianët pasi “janë ata që po shkelin angazhimet e tyre ndërkombëtare”.

Në fillim të javës, kryenegociatori iranian , Saed Jalili i tha medias shtetërore iraniane se Teherani do të paraqesë nisma të reja në bisedime, por refuzoi të specifikojë detaje. Ai gjithashtu tha se bisedimet duhet të bazohet në "bashkëpunimin e ndërsjellë."