Teknologjia e ndërlidhur në jetën tonë

Aplikacione të reja kompjuterike po ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës, punës, udhëtimit dhe të prodhimtarisë. Në një forum në San Françisko u prezantuan disa nga mënyrat sesi po ndikon teknologjia e ndërlidhur në jetën tonë.

Dikush punon nëpërmjet realitetit virtual të lidhur me celularin dhe një tjetër përdor teknologji të ndërlidhur me syzet. Janë paisjet që përbëjnë lajm.

“Këto janë paisjet që ne i shikojmë përditë dhe na tërheqin. Por, kanë ndikim të madh edhe në fusha si industria dhe prodhimi. Makineritë po ndërlidhen tashmë në fabrika dhe të dhënat analizohen në mënyra që nuk kanë qenë të mundura më parë.”

Kompania gjermane ProGlove po integron sensorë skanimi dhe të lëvizjes në dorezat e punëtorëve të fabrikës, për të ndihmuar procesin e inventarizmit:

“Jemi përqëndruar te prodhimi i makinave dhe tek logjistika, fusha ku ka kërkesë të madhe për rendiment.”

Transformimi ka pasoja të gjithanshme. Prej krizës së Ebolës u krijua një sistem portativ për të mbledhur dhe arkivuar të dhënat e pacientëve në klinikat e largëta të Afrikës:

“Është një paisje që mund të sterilizohet duke u zhytur në klorinë për të vrarë Ebolën, dhe që mund të përdoret në mjedise shumë të ashpra për teknologjinë.”

Teknologjia e padukshme mat temperaturën në shtëpitë tona ose kushtet klimaterike në një serrë ferme:

“Në të ardhmen e afërt do të kemi një sërë paisjesh të ndërlidhura në shtëpitë tona, në biznese dhe në makina.”

Zonja Bell thotë se kjo po ndodh tashmë dhe se teknologjia e ndërlidhur po i bën sistemet tona më efikase në proçese si udhëtimi, transporti i mallrave, apo prodhimi i energjisë.