Mbrëmje gala me gra të suksesshme shqiptare të Nju Jorkut

  • Ilir Ikonomi

Disa nga gratë më të suksesshme shqiptare të Nju Jorkut u prezantuan dje në një mbrëmje gala në Manhattan. Aktiviteti organizohej nën kujdesin e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Gjashtëdhjetë shqiptare të suksesshme u paraqitën mbrëmë në sallën "Symphony Space" në Nju Jork, për të dëshmuar arritjet e tyre.

Your browser doesn’t support HTML5

Nju Jork: Mbrëmje gala për gratë e suksesshme shqiptaro-amerikane

Ato janë avokate, mësuese, mjeke, artiste, menaxhere biznesesh dhe të profesioneve të tjera.

Ngjarja organizohej me mbështetjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Disa nga artistet më të mira shqiptare të Nju Jorkut interpretuan këngë dhe pjesë klasike nga muzika shqiptare.

Në mbrëmje u zhvillua edhe një paradë e modeleve me veshje shqiptare të stilizuara.

Ngjarja ishte pjesë e projektit "Albanian Excelence", që nxjerr në pah suksesin shqiptar në botë dhe që ka filluar në vitin 2012 nën drejtimin e zonjës Flora Nikolla.