Vizita historike e vitit 1972 të Presidentit Nixon në Kinë

Një delegacion i kryesuar nga nipi i z. Nixon dhe ish-zyrtarë amerikanë shkuan në Kinë, ku sot shënuan 100 vjetorin e ish-presidentit amerikan
Një delegacion i kryesuar nga nipi i Presidentit Nixon dhe ish-zyrtarë amerikanë kanë shkuar në Kinë, kur sot kanë shënuar 100 vjetorin e ish-presidentit amerikan, duke kujtuar vizitën historike të vitit 1972 të Presidentit Nixon në Kinë.

Kjo vizitë ishte një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës. Ishte hera e parë që një president amerikan vizitonte Kinën.

Të dy vendet konsideroheshin deri atëhere si armiq të betuar dhe vizita historike e zotit Nixon i dha fund ndarjes 25-vjeçare mes të dy palëve. Vizita zgjati një javë, nga 21 deri në 28 shkurt dhe ajo i dha mundësinë për herë të parë në mbi dy dekada publikut amerikan të shihte imazhe nga Kina.

Presidenti Nixon u takua me Kryetarin Mao, ndërsa zonja e parë Pat Nixon vizitoi shkolla, fabrika dhe spitale në qytetet e Pekinit, Shangait dhe Hangzhout. Presidenti Nixon e cilësoi vizitën si “java që ndryshoi botën”.

Vizita e zotit Nixon në Kinë shënoi një ndryshim të rëndësishëm në balancën e Luftës së Ftohtë.