Një anije ruse për transportimin e ngarkesave në hapësirë është nisur drejt Stacionit Orbital Ndërkombëtar.
Qendra e Kontrollit të këtij misioni në Rusi njofton se anija Progress M-14M u lëshua sot nga qendra e hapësirës në Baikonur të Kazakistanit.
Ajo po i dërgon ekuipazhit të stacionit hapësinor ujë, karburant, ushqime dhe pajisje shkencore. Ekuipazhi përbëhet nga gjashtë veta: tre rusë, dy amerikanë dhe një holandez.
Anija Progress pritet të ankorohet në Stacionin Orbital të shtunën.