Një film i ri që reklamon ceremoninë e Çmimeve "Oscar"

  • Zëri Amerikës

Një film i ri që reklamon ceremoninë e Çmimeve "Oscar"

Sot fillon të shfaqet në kinematë amerikane një realizim i ri artistik me metrazh të shkurtër, i krijuar për të reklamuar ceremoninë e Çmimeve Oskar që zhvillohet në shkurt.

Këtë vit ceremonia do të prezantohet nga aktori komik Billy Crystal, i cili ka prezantuar edhe 8 herë më parë këtë spektakël. Për të reklamuar mbrëmjen më prestigjoze për të nderuar arritjet kinematografike, Hollivudi ka realizuar këtë mini-film, ku Billy Crystal është një personazh legjendar, me nofkën “Prezantuesi”.

5 aktorë të tjerë, ndër të cilët Robin Williams, Megan Fox dhe Josh Duhamel, formojnë një ekip kërkimi për të gjetur “prezantuesin” i cili prej vitesh thuhet se jeton në Mongoli. Përmes një seri peripecish, ata arrijnë ta gjejnë aktorin Billy Crystal dhe e bindin të kthehet përsëri në Shtetet e Bashkuara ku e ka ftuar Akademia e Filmit dhe Shkencës për të prezantuar edicionin e 84 të Çmimeve Oskar. Kjo reklamë do të shfaqet që nga dita e sotme në 2000 kinema amerikane. Vetë ceremonia zhvillohet më 26 shkurt dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin amerikan si dhe në mbi 200 vende të botës.