Një qytet në brigjet franceze të Mesdheut ndalon duhanin në plazh

  • Zëri Amerikës

Një qytet në brigjet franceze të Mesdheut ndalon duhanin në plazh

Një qytet i vogël në brigjet franceze të Mesdheut ka ndaluar duhanin, duke u bërë plazhi i parë në Francë ku nuk lejohet pirja e duhanit.

Projekti u propozua nga Noel Collura, zëvendës kryetari i Bashkisë së qytetit La Ciotat, dhe hyri në fuqi disa javë më parë.

Zoti Collura thotë se ka ndjekur shembullin e qytetit të Nju Jorkut, ku këtë vit u ndalua pirja e duhanit në pjesën më të madhe të parqeve publike, plazheve dhe shesheve të këmbësorëve.

Ai thotë se plani ka qenë i suksesshëm si për ata që pinë dhe për ata që nuk pinë duhan. Sipas zotit Collura, familjet me fëmijë të vegjël kanë mundësi të kalojnë ditën në plazh pa u trazuar nga tymi apo bishtat e cigareve në rërë.