Një vit pas aksidentit që plagosi rëndë ligjvënësen amerikane, Gabrielle Giffords

  • Zëri Amerikës

Një vit pas aksidentit që plagosi rëndë ligjvënësen amerikane, Gabrielle Giffords

Ka kaluar një vit që nga dita kur ligjvënësja amerikane Gabrielle Giffords u qëllua në kokë, duke rrezikuar të humbte jetën gjatë një takimi publik në Tuskon të shtetit të Arizonës.

Sot, zonja Giffords pritet të marrë pjesë në një nga aktivitetet e përgatitura në shtetin veriperëndimor për të përkujtuar një vjetorin e ditës së ngjarjes. Gjatë këtij viti, shëndeti i ligjvënëses amerikane është përmirësuar shumë.

Personi i akuzuar për të shtënat me armë zjarri, gjatë të cilave humbën jetën 6 vetë, kërkon pafajësinë. Ai supozohet të vuajë nga skicofrenia dhe ka qëndruar në burg që nga dita e krimit.