Njëra prej llotarive fituese është shitur në qytetin e vogël Red Bull në Ilinoi

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët e llotarisë amerikanë thanë se qyteti i vogël Red Bull në shtetin Ilinoi është qyteti ku është shitur njëra prej tre biletave fituese të llotarisë rekord prej 640 milion dollarësh.

Në Red Bull, u përhap menjëherë fjala se bileta ishte blerë në një pikë të vogël shitjeje të rrjetit Motomart. Njerëzit vijnë këtu thjesht për të shijuar magjinë dhe për të imagjinuar fatin e blerësit të biletës fituese, i cili ende nuk është paraqitur për të marrë trofenë.

Gjithsesi, ata duken të habitur për faktin që në një dyqan kaq të vogël të shitet një biletë me vlerë kaq të madhe, një e treta e shumës së përgjithshme, pra më tepër se 200 milion dollarë.

Menaxheri i dyqanit thotë se njerëzit nuk e fshehin emocionin dhe mezi presin të mësojnë se cili është fituesi fatlum.

Kjo është llotaria që ka arritur vlerën më të madhe deri më sot në historinë e llotarisë amerikane.