Obama nënshkruan marrëveshjen buxhetore

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar marrëveshjen dypartiake për buxhetin, të negociuar nga Kongresi këtë muaj. Presidenti e nënshkroi ligjin në Havai, ku po kalon pushimet me familjen.

Buxheti lejon zhvillimin e aktivitetit të qeverisë federale për dy vjet, duke eliminuar rrezikun e një mbylljeje të qeverisë të ngjashme me mbylljen 16 ditëshe në tetor.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët ka pasur përplasje të shumta me Presidentin Obama lidhur me propozimet e presidentit për shpenzime.

Ligji i ri lehtëson disa shkurtime buxhetore që kishte miratuar më parë Kongresi dhe gjatë dekadës së ardhshme do të zvogëlojë me 23 miliardë dollarë borxhin publik prej 17 triliardë dollarësh.