Obama, fonde për arsimin

Feria de Ciencias Casa Blanca

Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar një fond të ri prej 80 milionë dollarësh për arsimin në përpjekje për përmirësimin e mësimit të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në shkollat amerikane.

Shtëpia e Bardhë e njoftoi nismën sot ndërkohë që presidenti Obama organizoi panairin e dytë të shkencës në Shtëpinë e Bardhë. Ai falenderoi pjesëmarrësit në panair duke thënë se ata “do t’i japin formë të ardhmes së Amerikës”.

Zoti Obama ka thënë se shkenca dhe matematika janë elemente përcaktuese në krijimin e një ekonomie të fuqishme dhe konkurruese.