Ohër, takim ministror i vendeve të Evropës Juglindore

Shefat e diplomacive diskutuan për mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të Bashkimit Evropian për ndërlidhje midis vendeve të Ballkanit
Në Ohër të Maqedonisë u mbajt takimi i ministrave të Punëve të jashtme të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Shefat e diplomacive kanë diskutuar për mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të Bashkimit Evropian për ndërlidhje midis vendeve të Ballkanit. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim Shtefan Fyle i cili mori pjesë në takim bëri thirrje për përfshirje dhe jo përjashtim në takimet si ky dhe ai i presidentëve, i cili dështoi.