Opozita siriane mblidhet në Turqi, shqyrton rrugët për të rrëzuar regjimin

  • Zëri Amerikës

Opozita siriane mblidhet në Turqi, shqyrton rrugët për të rrëzuar regjimin

Figura të opozitës siriane të mbledhura në Turqi thonë se shqyrtuan mënyrat për të rrëzuar regjimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Qindra disidentë u mblodhën sot në Stamboll, një ditë pasi forcat siriane të sigurisë hapën zjarr mbi protestuesit anti-qeveritarë, duke vrarë të paktën 32 njerëz.

Drejtuesi i Konferencës, Haitham al-Maleh u tha pjesëmarrësve se regjimi i tanishëm sirian nuk ua grabit dot lirinë. Al-Maleh është avokat, i cili ka qenë i burgosur në burgjet siriane.

E ashtuquajtura "Konferencë Kombëtare e Shpëtimit" është njëra në serinë e takimeve të organizuara kohët e fundit nga figurat e opozitës. Organizata thotë se një takim i ngjashëm i planifikuar në Damask u anulua për shkak të goditjes së përgjakshme të ndërmarrë dje nga qeveria ndaj demonstruesve.

Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se në kryeqytetin Damask dhe rrethinat e tij dje u vranë të paktën 23 vetë.