Pacolli, një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit

  • Ilir Ikonomi

Your browser doesn’t support HTML5

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ndarje e vendit si zgjidhje e problemeve me Serbinë do të ishte shkelje e sovranitetit dhe askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për të një diskutim të tillë. Në një intervistë me kolegun tonë Ilir Ikonomi, ai tha se ka shumë probleme të tjera për t’u zgjidhur me Serbinë para se të shtrohet kjo çështje. Zoti Pacolli ishte në Uashington për të marrë pjesë në Ministerialin e Departamentit të Shtetit mbi Lirinë Fetare.