Pakistan, 5 militantë vriten nga një avion i telekomanduar amerikan

Goditje të tilla janë bërë një temë fërkimesh të forta Uashington-Islamabad, që pas sulmit të nëntorit që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë
Zyrtarët e sigurimit në Pakistan thonë se një avion i telekomanduar amerikan ka lënë të vrarë të paktën 5 militantë në pjesën veri-perëndimore të vendit.

Autoritetet thonë se një fshat në këtë zonë kufitare me Afganistanin u sulmua me katër raketa. Po sipas burimeve lokale, në shenjestër të sulmit ishte banesa e një komandanti ekstremist.

Dje një goditje e ngjashme në këtë zonë la të vrarë të paktën 2 kryengritës.

Goditjet me avionë të telekomanduar janë bërë një temë fërkimesh të forta me Uashingtonit dhe Islamabadit, që pas sulmit të nëntorit që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.