Vajza e plagosur pakistaneze për kurim në Britani

Vajzën e vogël pakistaneze, që kohët e fundit u qëllua nga talebanët, e kanë çuar në Britani, për t'u mjekuar. Ushtria pakistaneze tha sot se një ekip mjekësh rekomandoi që mjekimi i Malala Jousafzait të kryhet në një spital britanik, që ka kapacitetin për t’u kujdesur për fëmijët me dëmtime të rënda."

Adoleshentja po mjekohej në spitalet e qyteteve të Peshawarit dhe Rawalpindit në Pakistan. Talebanë të armatosur e qëlluan atë me armë në qafë dhe kokë më 9 tetor, kur vajza po dilte nga shkolla në Luginën Swat. Talebanët thanë se e vunë në objektiv vajzën, ngaqë ajo kishte folur kundër grupit militant.

Ushtria e Pakistanit tha sot se mjekët ranë dakord të Jusafzai ka nevojë për kujdes të gjatë për ta marrë veten plotësisht nga pasojat fizike dhe psikologjike të traumës që ka pësuar. Emiratet e Bashkuara Arabe siguruan një avion-ambulancë për dërgimin e vajzës në Britani.