Papa Benedikti i jep fund vizitës në Kubë me një meshë të hapur në Havanë

  • Zëri Amerikës

Papa Benedikti dënoi embargon 50 vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, duke thënë se masa të tilla rëndojnë pa të drejtë mbi popullin kuban.

Papa e bëri këtë deklaratë në përfundim të vizitës së tij tri ditëshe në Kubë, e para e një pape në ishullin komunist.

Dje më herët, Papa Benedikti u takua me ish udhëheqësin e Kubës, Fidel Kastro.

Ai mbajti edhe një meshë po dje në Sheshin e Revolucionit në Havanë, në praninë e dhjetra mijëra kubanëve.

Një gazetar i Zërit të Amerikës citoi disa nga të pranishmit, të cilët thanë se vizita e Papës Benedikt në Kubë ishte pozitive, por se nuk prisnin që kjo vizitë të ndikojë në sistemin politik të vendit.

Papa e përdori fjalimin për të vlerësuar hapat e ndërmarra në Kubë për të përmirësuar gjendjen e lirive fetare, por ai tha se duhet bërë më shumë.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër fanatizmit dhe tha se njerëzit nuk duhet tua imponojnë të tjerëve të vërtetën e tyre të Krishterimit.