Kush është Papa Françesku?

Kisha Katolike ka tani titullarin e saj të parë nga Amerikane Latine, pas konklavi papal zgjodhi me vota sekrete kardinalin argjentinas Horhe Marjo Bergolio si udhëheqësin e ri të kishës. Papa Françesku është gjithashtu i pari papë që zgjidhet jashtë Evropës në më shumë se një mijë vjet.

Njerëzit brohoritën me gëzim, kur Papa Françesku doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit, i veshur thjesht me robën e bardhë.

Mes mijra pelegrinëve ishte edhe mjaft nga Argjentina që nuk e përmbanin dot gëzimin.

"Nuk mund ta shpjegoj. Është e jashtëzakonëshme. Kjo është hera e parë që jam në Romë dhe të kemi një papë argjentinas është mahnitëse”.

"Ne jemi shumë të lumtur si argjentinas. Mendoj se ai është një person mjaft i përgatitur dhe ne duhet të lutemi për Shpirtin e Shenjtë dhe Jezu Krishtin që t’i japë fuqinë për të udhëhequr Kishën Katolike”.


Papa 76-vjeçar vuri gjithashtu në dukje se kolegët e tij kardinalë kërkuan gjithë botën për të gjetur pasuesin e Papa Benediktit, tashmë në pension.

Papa i ri, i lindur në Buenos Ajres në një familje imigrantësh italianë, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Argjentinë. Pasi mori mastër në Kimi nga Universiteti i Buenos Ajresit, ai vendosi të bëhej jezuit. Ai u shugurua prift në vitin 1969.

Pasi dha mësim për vite me radhë në shkollën dhe seminaret katolike, si dhe pasi shpenzoi kohë duke konsultuar priftërinjtë, ai u bë kryepeshkop i Buenos Ajresit në vitin 1998 dhe kardinal në vitin 2001.

Në konklavin e vitit 2005 për zgjedhjen e Papa Benediktit, Kardinali Bergolio thuhet se ishte i dyte për nga numri i votave.

Ai është njohur për jetën e tij të thjeshtë dhe për doktrinën e tij konservatore. Në vitin 2010, kur Argjentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që legalizoi martesat e të njejtin sekses, Kardinali Bergolio i inkurajoi klerikët në gjithë vendin të nxisnin katolikët të hidheshin në protesta. Ai tha se legalizimi i martesave të homoseksualëve do të dëmtonte familjen.

Ai u akuzua gjithashtu edhe për pjesëmarrjen në rrëmbimin në vitin 1976 të dy priftërinjëve jezuitë liberalë në periudhën e regjimit ushtarak në Argjentinë, akuzë që ai e ka hedhur poshtë kategorikisht.

Por Bergolio është njohur edhe si mbrojtës i fortë i të varfërve. Edhe pse ai e ka kundërshtuar homoseksualitetin, ai ka bërë thirrje që ata të respektohen. Rreth 10 vjet më parë, ai vizitoi një strehë për viktimat e HIV-AIDS dhe puthi dhe u lau këmbët disa prej pacientëve atje.

Amerika Latine ka popullatën më të madhe katolike nga 1.2 miliardë besimtarët katolikë të botës, me numrin më të madh në Brazil dhe Meksikë.