Parlamenti debaton për antikorrupsionin

Parlamenti diskutoi në Tiranë për të forcuar masat kundër korrupsionit të administratës.Deputetët kërkuan ndihmën e sistemit gjyqësor, prokurorisë dhe Kontrollit të Shtetit që të godasin këtë dukuri, duke bashkëpunuar midis tyre. Ata shprehën shqetësim rreth faktit se një numër i madh akuzash për korrupsion ndaj zyrtarëve nuk hetohen më pas nga drejtësia.