Parlamenti i Maqedonisë voton për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë

  • Isak Ramadani

Parlamenti i Maqedonisë voton për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë

Parlamenti i Maqedonisë votoi mbrëmë për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Në këtë mënyrë, edhe zyrtarisht është ndërprerë procesi i regjistrimit që filloi më 1 tetor. Partia më e madhe maqedonase VMRO vlerësonte se në zonat veri-perëndimore të vendit, ku është përqendruar popullata shqipare, po bëheshin përpjekje për falsifikimin e shifrave. Ndërkohë, kritikët thonë se Kryeministri Nikolla Gruevski u frikësua nga numri i shqiptarëve.