Partia Socialiste vendosi t'i rikthehet marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin

  • Armand Mero
    Zëri Amerikës

Partia Socialiste vendosi t'i rikthehet marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin

Në Shqipëri, Partia Socialiste në opozitë vendosi sot t'i rikthehet marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin. Vendimi, i cili u mor pasdite në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, u bë i ditur nga kryetari i grupit Gramoz Ruci.

Deputetët socialistë vlerësuan se situata politike në vend po përkeqësohet dhe se shumica e djathtë po i largohet marredhënieve normle me opozitën duke refuzuar kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Socialistët ripërsëritën shqetësimin e tyre edhe për hapat e ndërmarra nga shumica për ndryshimin e rregullore për votimin e gjyqtarëve të lartë apo ligjin për inspektimin e financave publike i cili sipas opozitës synon të verë nën presion të gjitha institucionet e vendit dhe pushtetin vendor.