Lufta e udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara në Irak ka përfunduar zyrtarisht, dhe fundi i saj është shënuar me një ceremoni simbolike e solemne, në një bazë ushtarake pranë Uashingtonit.
Presidenti Obama dhe zyrtarë të tjerë të lartë i uruan mirëseardhjen në atdhe komandantit të forcave amerikane në Irak, Gjeneralit Loyd Austin, së bashku me flamurin që simbolizon trupat e Shteteve të Bashkuara në Irak.
Nuk pritej që Presidenti Obama të mbante ndonjë fjalim.
Komandanti i Shtatëmadhërisë amerikane Gjenerali Martin Dempsey falenderoi trupat dhe familjet e tyre për shërbimin dhe sakrificat e kryera. Ndërkohë, Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter tha se misioni ushtarak, që zgjati pothuajse nëntë vjet, i ka dhënë popullit të Irakut “një agim të ri.”
Autokolona e fundit me ushtarë amerikanë u largua nga Iraku të dielën.