Përmbytjet dëmtojnë infrastrukturën e veriut të Shqipërisë

  • Pëllumb Sulo

Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë dëmtuar një pjesë të infrastrukturës rrugore edhe në qarqet veriore të Shqipërisë. Dëmtime ka në disa segmente të Rrugës së Kombit, si dhe në rrugën që lidh Fushë-Arrëzin me Tropojën. Autoriteti Kombëtar Rrugor për zonën Veriore të Shqipërisë bëri sot të ditur se po punohet në akset më problematike. Ndërkohë, drejtuesit vendorë po i kërkojnë qeverisë mbështetje me mjete dhe forca për të përballuar situatën e rënduar në rrugët që administrohen prej tyre.

Your browser doesn’t support HTML5

Përmbytjet dëmtojnë infrastrukturën e veriut të Shqipërisë