Përplaset një anije mallrash me një traget pasagjerësh në Hollandë

  • Zëri Amerikës

Përplaset një anije mallrash me një traget pasagjerësh në Hollandë

Punonjësit hollandez të energjencave po kërkojnë për viktima pasi një anije transporti u përplas me një traget pasagjerësh sot në një kanal në afërsi të Amsterdamit.

Trageti u përmbys pas përplasjes. Zyrtarët kanë bllokuar trafikun në kanal në mënyrë që punonjësit e shpërtimit të mund të vazhdojë kërkimet. Kapiteni i tragetit figuron i zhdukur por nuk është e qartë në se kishte pasagjerë të tjerë.

Aksidenti ndodhi sot paradite në afërsi të qytetit Nieuwer Ter Aa, në jug të Amsterdamit.