Mbrëmë vdiq në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur amerikan Philip Roth. Ai ka qenë fitues i një numri çmimesh, mes të tjerash i Çmimit Pulitzer. Agjenti i tij i botimeve tha se shkak i vdekjes ishte sëmundja e zemrës.
Gjatë një karriere prej më tepër se 50 vjeçare, Roth ka shkruar mbi 30 libra, shume prej tyre eksplorojnë jetën e hebrejve të Amerikës.
Vepra e tij më e njohur është romani satirik “Portnoy's Complaint”, në formën e monologut, që ka personazh kryesor një njujorkez të ri të shtresës së mesme me një nënë që kërkon të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe me maninë për tërheqje seksuale.