Policia e Gjirokastrës, arrestime për drogë

  • Raimond Kola

Policia e Gjirokastrës tha sot se arrestoi katër persona dhe shpalli në kërkim katër të tjerë, pas një përplasjeje të armatosur ditën e djeshme mes grupeve që transportojnë lëndë narkotike.

Përplasja ndodhi në zonën e Përmetit, afër kufirit me Greqinë dhe njëri prej trafikantëve mbeti i plagosur.

Policia sekuestroi gjatë opercionit edhe disa dhjetëra kilogramë marijuanë, armë dhe municione.

Your browser doesn’t support HTML5

Arrestime për lëndët narkotike