Polonia kundërshton raportin rus për aksidentin ajror që vrau presidentin

  • Zëri Amerikës

Polonia kundërshton raportin rus për aksidentin ajror që vrau presidentin

Jarosllav Kazinski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë polak kritikoi raportin rus që fajëson Poloninë për aksidentin ajror që vrau zotin Lech Kazinski dhe 95 persona të tjerë vitin e kaluar.

Raporti rus i publikuar sot thotë se komandanti polak i Forcës Ajrore kishte pirë kur i kërkoi pilotit të ulte avionin në motin e keq në Smolensk të Rusisë prillin e kaluar.

Rusia nuk gjeti asnjë gabim në veprimet e kontrollit ajror të trafikut.

Bashkëshortja e presidentit Kazinksi dhe disa anëtarë të kabinetit të tij vdiqën në aksident.