Papa: Mëkatet brenda kishës shkaktuan vuajtjet nga abuzimet seksuale

  • Zëri Amerikës

Papa: Mëkatet brenda kishës shkaktuan vuajtjet nga abuzimet seksuale

Papa Benedikti ka shtuar përgjegjësinë mbi kishën katolike si pasojë e një vale abuzimesh seksuale, duke thënë se vuajtjet më të mëdha u shkaktuan nga "mëkatet që ekzistojnë në kishë", siç u shpreh ai.

Në disa prej komenteve më të drejtpërdrejta lidhur me akuzat për abuzime seksuale, Papa tha sot se kërcënimi më i madh ndaj kishës nuk vjen nga sulmet e jashtme. Ai shtoi se kisha ka nevojë të kërkojë si ndjesë ashtu edhe drejtësi.

Papa i bëri këto komente për gazetarët gjatë udhëtimit për në Portugali.

Kisha përballet me kritika të ashpra për mënyrën se si i trajtoi akuzat për abuzime seksuale, që janë ngritur gjatë muajve të fundit.

Vatikani ka mbajtur kryesisht një qëndrim brojtës, ndërsa disa zyrtarë kanë akuzuar median për njoftime negative rreth Papës.