Një revistë shkencore nderon novacionet kryesore

Një gju protezë për të pasionuarit pas sporteve ekstreme dhe një kamera vëzhguese për operacionet e shpëtimit po cilësohen si disa prej shpikjeve më të mira për vitin 2013.

MotoKnee apo gjuri protezë është shpikja më e arrirë sipas vlerësimeve të revistës “Popular Science”, Shkenca Popullore. Kjo paisje ndihmoi një njeri të kthehet në arenën sportive pas një aksidenti që e la atë të pamundur.

“Mike Schultz është atlet i rrëshqitjeve në dëborë dhe ai e shpiku këtë pas një aksidenti ku humbi këmbën. Sporti ishte jeta e tij. Për t’u rikthyer në sport ai shpiku këtë paisje brenda 45 ditësh, çfarë është çmenduri. Ai përdori pjesë me kosto të ultë si amortizatorë biçikletash.”

Ai thotë se paisja mund t’i përshtatet personit në nevojë. Lista e shpikjeve të vitit, thotë ai, u zgjodh në bazë të nivelit të lartë të vlerësimit dhe kostos së ulët.

Ndihma për operacionet e shpëtimit çoi në përfshirjen në listë të kësaj kamera eksploruese, me madhësinë e një topi bejsbolli. Francisco Aguilar me “Bounce Imaging” thotë se tërmeti në Haiti në vitin 2010 demostroi nevojën për ndërtimin e një alertanive për operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Termeti në Hati ku humbën jetën rreth 300 mijë njerëz na nxiti të ndërtojmë këtë kamera që futet nëpër rrënojat e shtepive të shembura."

Kamera në formë topi, mund të hidhet në zonën e termetit dhe të transmetojë pamje dhe informacione të tjera si temperaturën dhe cilësinë e ajrit.

Paisja mund t’u shërbejë edhe operacioneve policore për kërkime në hapësira të rrezikshme.

Kostoja e ulët ishte po ashtu faktor në përzgjedhjen e Kostumit Hapsinor (3G) në listën e revistës Shkenca Popullore. Ky kostum nga firma “Final Frontier Design” mund të ndihmojë njerëzit të udhëtojnë përqark botës në lartësi të mëdha. Fluturimet pranë orbitës po bëhen realitet dhe pritet që shumë shpejt të bëhen pjesë e industrisë së aeronautikës.

Ted Southern me firmën Final Frontier Design ndihmoi në krijimin e kostumit me veteranin Nikolay Moissev, kostumet e të cilit u përdoren në Stacionin Hapësinor Mir.

“Është një kostum me presion të plotë. Është e mirë për fluturimet orbitale dhe nën-orbitale dhe mund të përdoret nga programet e kompanive si Virgin Galactic, XCORE apo Armadillo Aerospace.”

Kostumet që aktualisht kushtojnë 200 mijë dollarë pritet që të kushtojnë rreth 50 mijë dollarë. Mes novacioneve të tjera të vlerësuara nga revista janë një aeroplan me kosto efikase i ndërtuar në shtëpi dhe një biçikletë kartoni.