Poroshenko, përpjekje për të mbajtur gjallë armëpushimin

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka marrë pjesë në një telefonatë katër palëshe me Presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, me shpresën për të mbajtur gjallë planin e paqes.

Biseda e djeshme u zhvillua ndërkohë që mbi 1 mijë protestues në Kiev i bënin thirrje presidentit Poroshenko të zgjidhte një rrugë tjetër, pas përleshjeve me separatistët pro-rusë gjatë fund-javës.

Protestuesit pretendojnë se armpushimi i njëanshëm me forcat pro-ruse ka marrë fund dhe se pretendimet e Kievit se po funksionon nuk bëjnë tjetër veçse vënë në rrezik jetët e ushtarëve ukrainas.

Pas bisedës dy orëshe mes udhëheqësve, zoti Poroshenko tha se kishte premtuar se Kievi do të vazhdonte armpushimin të paktën deri të hënën në mbrëmje.