Shqiptarët e Luginës kërkojnë të drejta si të serbëve të Kosovës

  • Leonat Shehu

Riza Halimi, Presevo valley

Përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna me shumicë shqiptare, u takuan sot në Beograd me kryeministrin serb, Ivica Daçiç
Përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë u takuan sot në Beograd me kryeministrin serb Ivica Daçiç. Ata thanë se kanë kërkuar prej tij që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse edhe serbët në veriun e Kosovës, të cilët sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të kenë një shkallë të gjerë autonomie.