Pllaka përkujtimore kushtuar UÇPMB-së

  • Leonat Shehu
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës thanë se nuk do t’u binden kërkesave të Beogradit për heqjen e kësaj pllake
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës thanë sot se nuk do t’u binden kërkesave të Beogradit për heqjen e pllakes përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që është vendosur në Preshevë. Vënia e pllakës në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nxiti zemërimin e Beogradit i cili paralajmëroi se do të ndërhyjë me forcë në rast se ajo nuk hiqet nga vet shqiptarët në zonë.

http://www.youtube.com/embed/PJoh6urJ0zk