Presidenti i Libanit i kërkon kryeministrit Hariri të drejtojë një qeveri kalimtare

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Libanit i kërkon kryeministrit Hariri të drejtojë një qeveri kalimtare

Presidenti i Libanit i ka kërkuar kryeministrit Saad Hariri të drejtojë një qeveri kalimtare pas rrëzimit të koalicionit.

Presidenti Mishel Sulejman i kërkoi zotit Hariri të drejtoi qeverinë derisa të formohet kabineti i ri. Ministrat opozitarë të Hezbollahut dhe aleatët e tyre dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj një hetimi të OKB-së lidhur me vrasjen në vitin 2005 të ish kryeministrit Rafik Hariri.

Saad Hariri, që është djali i kryeministrit të ndjerë po diskuton mbi krizën me presidentin francez Nikola Sarkozi. Dorëheqja erdhi ndërsa zoti Hariri po takohej dje këtu në Uashington me presidentin Barak Obama.