Presidenti Obama në Darkën Vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama në Darkën Vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve

Presidenti Barak Obama shfaqi mbrëmë aftësitë e tij për humor në Darkën Vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve.

Komentet e tij u drejtuan kryesisht ndaj miliarderit Donald Trump, i cili u është bashkuar zërave që e venë në dyshim se Presidenti Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Në fakt zoti Trump ishte i pranishëm në darkë së bashku me qindra gazetarë dhe njerëz të tjerë të njohur të Amerikës.

Presidenti e shfrytëzoi një pjesë të mirë të fjalimit për të bërë humor me një numër kandidatësh të mundshëm republikanë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Edhe humoristi profesionist Seth Meyers bëri shaka me miliarderin Trump, i cili nuk dukej shumë humor pas këtyre shakave.

Zoti Obama e mbylli fjalimin me tone serioze, duke falenderuar trupat amerikane që shërbejnë jashtë vendit dhe lavdëroi gazetarët të cilët rrezikojnë jetën e tyre për hir të idesë së thjeshtë, siç u shpreh ai, se askujt nuk duhet t'i mbyllet goja dhe se të gjithë meritojnë ta dinë të vërtetën.