Presidenti palestinez Mahmud Abaz viziton Bosnje Hercegovinën

Presidenti palestinez Mahmud Abaz viziton Bosnje Hercegovinën

Presidenti palestinez Mahmud Abaz ndodhet në Sarajevë në vizitën e tij të parë zyrtare në Bosnje Hercegovinë me shpresë për të siguruar mbështetje për anëtarësimin e shtetit palestinez në OKB në muajin shtator. Gjatë vizitës tre ditore që filloi dje, zoti Abaz do të takohet me tre anëtarët e presidencës kolegjiale. Bosnje Hercegovina është një prej 10 anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Autoriteti Palestinez synon njohjen e shtetit të Palestinës nga OKB-ja, një përpjekje që Izraeli e kundërshton me forcë. Që pas dështimit të bisedimeve të drejtëpërdrejta të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve në shator të vitit të kaluar, palestinezët i kanë shtuar përpjekjet diplomatike për njohjen e shtetit palestinez nga OKB-ja, në bazë të kufijve që ekzistonin para luftës së vitit 1967, gjatë së cilës Izraeli pushtoi toka palestineze.