Presidenti rus Dimitri Medvedev përuron monumentin kushtuar Yeltsinin

  • Zëri Amerikës

Presidenti rus Dimitri Medvedev përuron monumentin kushtuar Yeltsinin

Presidenti rus Dmitry Medvedev përuroi sot një monument kushtuar njërit prej paraardhësve të tij, Boris Yeltsin, të cilin e vlerësoi për udhëheqjen e vendit gjatë pesë viteve të vështira pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Monumenti 10 metra i lartë është ngritur në vendlindjen e Yeltsinit, Yekaterinburg me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes. Ish presidenti rus vdiq në prill të vitit 2007.

Trashëgimia e tij mbetet kontradiktore: disa rusë e vlerësojnë atë për inkurajimin e lirive civile dhe të demokracisë, të tjerë e kritikojnë për korrupsioninm dhe vështirësitë ekonomike që shoqëruan mandatin e tij presidencial.

Yeltsini fitoi në zgjedhjet e para të lira presidenciale të Rusisë në qershor 1991.