Presidentja e Argjentinës bën betimin për mandatin e dytë në post

  • Zëri Amerikës

Presidentja e Argjentinës bën betimin për mandatin e dytë në post

Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner u betua për mandatin e dytë në post, duke u bërë e para politikane që rizgjidhet në krye të shtetit në Amerikën Latine.

58 vjeçarja Fernandez fitoi me një rezultat të thellë në tetor. Fitorja ishte e dyzuar për zonjën Fernandez, bashkëshorti i së cilës, ish presidenti Nestor Kirchner vdiq nga një krizë në zemër një vit më parë.

Udhëheqësja argjentinase përballet me presionin në rritje të inflacionit dyshifror ndërsa parashikimi i përkeqësuar i ekonomisë globale ka filluar të ndjehet në vendin dikur me ekonomi të gjallëruar.

Vetëm disa ditë pas fitores së mandatit të dytë, zonja Fernandez mbështeti rregulla të reja këmbimi për të frenuar kërkesën për monedhë të huaj dhe për të pakësuar largimin e kapitalit nga vendi.

Ajo gjithashtu vendosi rregulla të reja mbi kompanitë e naftës dhe të minierave, duke i dhënë fund lëshimeve që i lejonin ata të konvertonin shumë nga fitimet e tyre në Argjentinë në monedhë të huaj jashtë vendit.