Princi Uilliam i Britanisë shpall zyrtarisht fejesën

  • Zëri Amerikës

Princi Uilliam i Britanisë shpall zyrtarisht fejesën

Princi William i Britanisë shpalli zyrtarisht fejesën me të dashurën e tij Kejt Midëlton. Zyrtarët e oborrit thonë se fejesa u bë muajin e kaluar në Kenia, ku ata kishin shkuar për pushime dhe se dasma do të bëhet vitin e ardhshëm, në pranverë, ose verë, në Londër.

Princi Uilliam është trashëgimtari i dytë në radhë i fronit të Anglisë, pas babait të tij, princit Çarls. Princi William dhe Kate Midëlton janë 28 vjeçarë dhe u njohën më tepër se 9 vjet më parë, kur të dy ndiqnin Universitetin St. Andrews, në Skoci. Ata u ndanë njëherë në prill të 2007-ës, por u bashkuan përsëri pas disa muajsh.

Pas ceremonisë së martesës, çifti do të jetojë në pjesën veriore të Uellsit, ku princi Uilliam do të vazhdojë të shërbejë në Forcën Ajrore Mbretërore.