Pastrimi i bregut të Liqenit të Shkodrës

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Bashkia e Shkodrës me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe programit gjerman për bashkëpunim dhe zhvillim, po zbaton projektin për pastrimin e bregut të Liqenit të Shkodrës, projekt ky ku janë përfshirë edhe 100 pjesëtarë të familjeve më të varfëra. I cilësuar për vlerat e veçanta të biodiversitetit, Liqeni i Shkodrës vazhdon të demtohet nga ndërtimet e jashtëligjshme, gjuetia pa kriter si dhe hedhja e mbeturinave.