Protesta në Egjipt kundër presidentit Hosni Mobarak

  • Zëri Amerikës

Protesta në Egjipt kundër presidentit Hosni Mobarak

Në Egjipt, policia u përlesh me protestuesit anti-qeveritarë, të cilët kërkojnë përfundimin e sundimit prej shumë dekadash të Presidentit Hosni Mubarak.

Në Kairo, policia përdori sot gazin lotsjellës dhe pompat e ujit kundër demonstruesve që qëllonin me gurë. Një protestë tjetër shpërtheu në Aleksandria, ku demonstruesit hidhnin sllogane kundër Mubarakut.

Egjiptianët kanë bërë thirrje për reforma politike e ekonomike në protesta të frymëzuara nga demonstratat në Tunizi, të cilat çuan në rrëzimin nga pushteti të presidentit të vendit. Manifestimet po zhvillohen megjithë paralajmërimet e qeverisë për mundësinë e arrestimit të demonstruesve.

Manifestimet u nxitën në Internet nga grupe, që thonë se flasin për të rinj egjiptian të pakënaqur me formën e varfërisë dhe shtypjes, që u bënë shkas për trazirat në Tunizi.