Protesta në Jordani për reforma qeveritare

  • Zëri Amerikës

Protesta në Jordani për reforma qeveritare

Mijëra protestues dolën në rrugë në Jordani duke kërkuar reforma qeveritare dhe dorëheqjen e kryeministrit Samir al-Rifai.

Demonstruesit marshuan sot në mbarë kryeqytetin Aman dhe në disa qytete të tjera.

Përkrahësit e opozitës në vend kanë ndërmarrë një sërë protestash gjatë javës së fundit të ngjashme me ato në Tunizi që çuan në rrëzimin e ish presidentit të vendit.

Jordanezët kanë kërkuar uljen e çmimeve të larta ushqimore dhe kanë akuzuar qeverinë se ka dështuar të luftojë korrupsionin.