Putin për një vizitë zyrtare në Kinë

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet sot në Kinë për një takim me presidentin kinez Xi Jinping.

Vizita shtetërore thekson faktin se si presioni në rritje i Shteteve të Bashkuara po i afron dy vendet gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit.

Rusia dhe Kina i janë përgjigjur strategjisë së sigurisë kombëtare amerikane që i karakterizon ata si kundërshtarët kryesorë të Amerikës, duke u zotuar të zgjerojnë më tej bashkëpunimin e tyre ekonomik, politik dhe ushtarak.

Sipas një zyrtari rus, dy presidentët Putin dhe Xi janë takuar pesë herë vetëm vitin e kaluar.