Qeveria holandeze akuzon piratët iranianë të internetit

  • Zëri Amerikës

Qeveria holandeze akuzon piratët iranianë të internetit

Holanda po akuzon hakerat iranian të kompjuterve se kanë përgjuar qindra mijëra përdorues iranian të internetit.

Një raport i qeverisë holandeze të hënën thotë se hakerët iranianë kishin mundur të futeshin në kompjuterin e një firme sigurie dhe kishin vjedhur çertifikata sigurie kompjuterike.

Një çertifikatë legjitime sigurie garanton se një faqe elektronike është e sigurtë dhe se komunikimet me faqen do të mbeten private. Një çertifikatë fallso nënkupton se një haker po përgjon përdoruesit dhe po u vjedh fjalët kaluese.

Irani nuk ka reaguar ende ndaj raportit holandez.

Të rinjë iranianë përdorën faqet sociale në internet për të përhapur lajmet rreth protestave anti-qeveritare që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009.